LajmeSport

FC Shkupi ndërprenë bashkëpunimin me Sedloskin

Kampioni aktual, FC Shkupi ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Goce Sedloski, vetëm 3 ditë pas barazimit 1-1 ndaj Akademia Pandevit. Sedloski në fillim të sezonit u largua nga skuadra nga Çairi, që pas 10 ditësh, të vazhdojë punën në pankinën e kampionit aktual të Maqedonisë.

Sedloski për herë të parë u ul në pankinën e FC Shkupit në vitin 2021 dhe arriti që të rikthejë titullin në Çair, pas pritjes shumëvjeçare. Mirëpo rezultatet e dobëta, detyruan drejtuesit që të ndërprejnë bashkëpunimin me trajnerin me eksperiencë.

Sedloski më parë ishte trajner i Horizont Turnovës, Rigës në Letoni dhe kishte një qëndrim të shkurtër në pankinën e ekipit të të rinjëve të Dinamo Zagrebit në vitin 2020.

Show More

Related Articles

Back to top button