Xhevat Fejzuli nga radhët e ASH-së, pranoi sot Certifikatën për këshilltar të zgjedhur komunal të Gostivarit. Xhevat Fejzuli është kryetar i Shoqatës “Realiteti” dhe aktivist disadekadësh për të drejtat e personave me nevoja speciali.
Me siguri është rasti i parë në RMV, që një person i verbër të zgjidhet këshilltar komunal. Certifikatën ia ka dorëzuar kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor të Gostivarit, Gazmend Jashari i cili ka deklaruar se: “Është kënaqësi e veçantë për mua, të ta dorëzojë Certifikatën për këshilltar të zgjedhur.
Të uroj sukses në këtë mision fisnik që ke para vetes”. Atij, mandati do ti verifikohet në séancën e ardhshme të Këshillit komunal, me gjasë të premten për kur është konvakuar séanca e X-të.
Ai vjen në vend të Besa Muharemit e cila e la mandatin e këshilltari, e cila ishte e dyta në listën e për këshilltar komunal nga ASH në zgjedhjete fundit lokale.