LajmeRajon

Delegacioni i Asociacionit të Komunave përfaqëson Kosovën në Këshill të Evropës

Delegacioni i Asociacionit të Komunave të Kosovës në përbërje z.Agim Aliu – Kryetar i AKK-së, z.Imri Ahmeti – Nënkryetar i AKK-së dhe z.Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv i AKK-së po marrin pjesë në Sesionin e 44-të të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.

Në këtë takim me rëndësi për pushtetin lokal në Evropë, delegacioni nga Kosova që po përfaqëson pushtetin lokal të Republikës së Kosovës në punimet e Kongresit të Këshillit të Evropës, po marrin pjesë në shumë seanca dhe punime të Kongresit.

Delegacioni i pushtetit lokal të Republikës së Kosovës do të merr pjesë në punimet e seancave si: Lokalizimi i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs), Qëndrueshmëria e qyteteve dhe rajoneve përballë krizave të shumta e Strategjitë rajonale për mbrojtjen e mjedisit.

Poashtu delegacioni ynë do të marrë pjesë edhe në përgatitjet për Konferencën: E ardhmja e Këshillit të Evropës – Kontributi i Kongresit në Samitin e Kryetarëve të Shteteve.

Në punimet e Kongresit të janë paraqitur me deklarata të tyre z.Tiny Kox – President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe znj.Síofra O’Leary, Presidente e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Asociacioni i Komunave të Kosovës është anëtar vëzhgues i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës me seli në Strasburg dhe përfaqëson pushtetin lokal të Republikës së Kosovës në këtë Kongres

Show More

Related Articles

Back to top button