LajmeSport

Premier Liga do të ndërpresë ndeshjet, për të respektuar lojtarët që agjërojnë

Mediat angleze kanë zbuluar se zyrtarët e ndeshjeve në të gjitha ligat angleze janë udhëzuar që të lejojnë lojtarët të prishin agjërimin gjatë ndeshjeve të mbrëmjes nw muajin e Ramazanit.

Shumë nga futbollistët më të mirë, duke përfshirë Mohamed Salah të Liverpullit, Rijad Mahrez të Man. Sitit dhe Ngolo Kante të Çellsi-t, pritet të agjërojnë këtë muaj gjatë kësaj periudhe të rëndësishme për myslimanët. Siç dihet, iftari prishet pasi ka perënduar dielli dhe kjo do të prekë shumë lojtarë që do të marrin pjesë në ndeshjet e mbrëmjes gjatë muajit të ardhshëm.

Ata gjithashtu inkurajohen përpara fillimit të ndeshjes që të përpiqen të identifikojnë lojtarët që mund të kenë nevojë të prishin agjërimin gjatë ndeshjes dhe kur të jetë e mundur, të bien dakord për ta bërë këtë. Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit islamik, të cilin myslimanët në mbarë botën e festojnë si muaj agjërimi, lutjeje, reflektimi dhe bashkësie. Nis te enjtwn dhe zgjat deri më 21 prill.

Kujtojmë se dy vite më parë ndeshja mes Lesterit dhe Kristal Pallasit u ndërpre në mënyrë që lojtarët të prishnin agjërimin dhe ishte rasti i parë i tillë në Premier Ligwn. Me atë rast, të dy klubet ranë dakord para ndeshjes me gjyqtarin Graham Skot se do të kishte një pushim në lojë në mënyrë që Uesli Fofana dhe Çeikhou Koujate të mund të prishnin agjërimin. Fofana më vonë shkoi në rrjetet sociale pas ndeshjes për të falënderuar ata që e lejuan atë të prishë agjërimin, duke thënë: “Kjo është ajo që e bën futbollin të bukur”. /abcnews/

Show More

Related Articles

Back to top button