Pas shumë aludimesh nga mediat, nëse Lionel Messi do të luajë për kombëtaren e Arrgjentinë në Botërorin e vitit 2026, tekniku i “Albiceleste”-ve, Lionel Skaloni është shprehur se Mesi do të vazhdojë të luajë me fanellën e kombëtares.
“Leo është mirë, ai është gati të luajë dhe të vazhdojë të vijë në ekipin kombëtar. Derisa ai të thotë të kundërtën, ne do të vazhdojmë ta telefonojmë.Kur ai të ndryshojë vendimin e tij, do të përpiqem ta bind atë,” tha Skaloni, për të ardhmen e “pleshtit” në kombëtare. /abcnews/