LajmeRajon

Kuvendi i Kosovës votoi marrëveshjet ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare ku janë paraparë disa pika të rendit të ditës.

Me 89 vota për, deputetët votuan marrëveshjen e financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”.

Gjithashtu, me 88 vota për, është ratifikuar marrëveshja e kredisë për “Projektin -korniza e qyteteve të gjelbra 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”.

Përveç kësaj, me 90 vota për, deputetët ratifikuan “Marrëveshjen e kredisë për Projektin -efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”.

Votimi i këtyre marrëveshjeve, i ka hapur rrugë fillimit të raportimit të kryeministrit Kurti në Kuvend, në lidhje me procesin e dialogut.

Show More

Related Articles

Back to top button