LajmeMaqedoni

Personi i parë me Sindromin Daun i punësuar në Komunën e Kisella Vodës

Kryetari i Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, sot nënshkroi marrëveshje për punësimin e Stefan Trpkovski i cili është personi i parë me Sindromin Daun që do të punësohet në këtë komunë, transmeton Almakos.

“ Stefan i tregoi kryetarit të komunës për talentet e tij, për basketbollin që ka qenë dashuria e tij e parë, për kërcimin modern dhe për nxënien e vendit të dytë në Olimpiadën Speciale për kërcim, për notimin që 10 vite e ka si hobi. Tregoi se është duke u përgatitur për të notuar në Paraolimpiadën në Berlin, ku bashkërisht me tre persona tjerë do t`i mbroje ngjyrat e Maqedonisë. Dëshiroi që edhe në vendin e tij të ekzistojnë gara të tilla”, thuhet në kumtesën e Komunës së Kisella Vodës.

Komuna sot u hap edhe për persona tjerë me Sindromin Daun. Dhjetëra prej tyre, të cilët janë pjesë e shoqatës “Trisomija 21”, i kanë ndihmuar të punësuarve në sportel, kanë nxjerr dokumente e kanë ndjeur procesin e arkivimit të lëndëve dhe kanë biseduar me palët.

Show More

Related Articles

Back to top button