Aksion i madh humanitar për të ndihmuar nevojtarët është organziuar pas namazit të kësaj të premte në Gostivar. Aksioni erdhi nën organizim të organizatës humanitare “Dora e Rinisë” nga fshati Forinë e cila kishte siguruar pako me produkte ushqimore të cilat janë shpërndarë te familje me të ardhura më të ulta.
Ky aksion vërteton edhe një herë se gjatë muajit të Ramazanit, sofra e asnjë familje nuk do mbetet bosh, tha Hasan Ibrahimi drejtuesi i organizatës Dora e Rinisë
Gjithsejt ishin 100 pako të cilat janë shpërndarë në Gostoviar dhe Tetovë. Ibrahimi ths se aksioni ishte fiananciar nga një miku i tij.
Organizata në fjalë edhe një ditë para fillimit të Ramazanit, furnizoi me pako ushqimore 50 familje. Nga aty paralajmërojnë aksion të ngjashme gjatë gjithë këtij muaji të solidaritetit dhe sakrificës.