LajmeRajon

Shqiptarët njohin termat financiarë, por kanë pak njohuri për një produkt. BSH strategji kombëtare për edukimin

Shqiptarët i njohin termat financiarë por kur vjen puna për njohuritë mbi një produkt të caktuar kanë nevojë për më shumë edukim. Për të rritur kulturën financiare në Shqipëri Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë iniciativën për të ndërtuar një strategji kombëtare në bashkëpunim me institucionet kryesore në Shqipëri.

“Sjellja është e duhura mbi menaxhimin e financave personale ose familjare por njohuritë mbi një produkt të caktuar një instrument nuk është aty ku duhet ose aty ku pretendon Banka Qëndrore. Për këtë arsye ne jemi duke punuar në këtë drejtim duke ndërtuar një strategji të edukimit financiar kombëtar me partner të tjerë që është ministria e arsimit dhe shoqata shqiptare e bankave”, shprehet Besa Prela, përgjegjëse e sektorit të muzeut dhe botimeve.

Cili është qëllimi i strategjisë së edukimit financiar?

 “Do të jetë njohja e botës së financave e institucioneve siç është banka qëndrore por dhe bankat tregtare dhe njohja me produktet e ndryshme financiare të cilat ofrohen në ditët e sotme dhe sigurisht përfitim duke i përdorur ato në mënyrë të drejtë”, shprehet ajo.

Edukimi financiar i të rinjve është objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve arsimore. Vetë nxënësit e shkollave gjatë një vizite në muzeun e Bankës së Shqipërisë kërkojnë ti kushtohet më shume rëndësi edukimit financiar.

“Edukimi financiar është i rëndësishëm, por gjithashtu është i neglizhaur ndaj duhet t’i kushtojmë më shumë rëndësi sepse është në të mirën tonë”, shprehet një nxënës…

“Po normalisht sepse ne duhet të dimë ta menaxhojmë atë”, thotë një tjetër nxënës.

Tema e Javës Globale të Parasë për këtë vit është “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde.” Java e Parasë organizohet në më shumë se 175 vende të botës.

Show More

Related Articles

Back to top button