LajmeSport

La Liga paraqet ankesë në UEFA për Manchester Cityn e PSG, zbulohet arsyeja

La Liga e konfirmoi sot se ka paraqitur ankesa në UEFA për Paris Saint-Germain dhe Manchester City, të cilat vazhdimisht po shkelin rregulloren e “Fair-Play” financiar.

La Liga tha se ankesa në UEFA kundër Cityt ishte bërë në prill, ndërsa ankesa kundër PSG-së u bë në këtë javë.

Po ashtu, liga spanjolle këmbënguli se do të vazhdojë të ndërmarrë veprime ligjore kundër dy klubeve në fjalë.

La Liga ka punësuar firma ligjore në Francë dhe Zvicër me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve administrative dhe gjyqësore përpara organeve përkatëse franceze dhe Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

“La Liga konsideron se këto praktika ndryshojnë ekosistemin dhe qëndrueshmërinë e futbollit, dëmtojnë të gjitha klubet dhe ligat evropiane dhe shërbejnë vetëm për të fryrë artificialisht tregun, me para që nuk krijohen në vetë futbollin”, thuhet në deklaratën e ligës spanjolle.

“La Liga e kupton se financimi i parregullt i këtyre klubeve kryhet, qoftë nëpërmjet përfitimeve të drejtpërdrejta të parave, qoftë përmes sponsorizimit dhe kontratave të tjera, që nuk korrespondojnë me kushtet e tregut apo kanë kuptim ekonomik”, shkruante më tej në komunikatën e La Ligas.

La Liga prezantoi një sistem të kufizimeve të rrepta të shpenzimeve në vitin 2013, për të cilin presidenti i La Ligas, Tebas, thotë se rrit balancën konkurruese të ligës spanjolle dhe inkurajon klubet të miratojnë qasje më afatgjata për shpenzimet.

Show More

Related Articles

Back to top button