LajmeMaqedoni

Përfundoi aplikimi elektronik për në shkollë të mesme, arritën mbi 14 mijë aplikime

Shkup, 15 qershor – Aplikimi elektronik për regjistrim në arsimin e mesëm për vitin shkollor 2022/2023 përfundoi në orën 15. Aplikimi filloi më 10 qershor në ora 10 përmes linkut në portalin për shërbime elektronike https://e-uslugi.mon.gov.mk me paralajmërim special për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre shfrytëzuese schools.mk. një orë para mbylljes së e-sistemit, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në konferencë për shtyp kumtoi se kanë arritur mbi 14 mijë aplikime nga nxënësit.

Numri është i ngjashëm si edhe vitin e kaluar në afatin e parë të regjistrimit, sipas Shaqirit, është konfirmim se procesi është funksional, ndërsa atje ku ka pasur probleme gjatë aplikimit, nxënësit dhe prindërit kanë marrë mbështetje nga Sektori për arsim të mesëm.

Këtë shërbim digjital, MASh e ka vendosur sivjet. Shaqiri theksoi se mënyra e re e regjistrimeve ka rezultuar me, siç tha, proces të evidentuar relaksues për dallim nga vitet e fundit – nxënësit kishin mbikëqyrje në pikët nga suksesi dhe mundësi për ta ndryshuar, azhurnuar dhe plotësuar aplikimin gjegjësisht ta ndryshojnë mendimin në zgjedhjen e shkollës.

“Me qëllim të optiomizimit të tërë procesit të regjistrimeve në shkollat e mesme, MASH për herë të parë sivjet ka vendosur shërbim të ri digjital i cili mundësoi aplikim elektronik të nxënësve për regjistrim në vitin e parë. Sipas pikëve nga suksesi në arsimin fillor, nxënësit kanë mundësi të zgjedhin shkollë dhe lloj të arsimit dhe për tërë këtë u janë nevojitur jo më shumë se 5 deri në 10 minuta për aplikim. Në këtë mënyrë i kemi zvogëluar turmat në shkollat e mesme për paraqitje, me çka minimizohet pavarësia dhe nervoza nga rezultati i regjistrimeve. Gjithashtu, e kemi rritur transparencësn dhe e kemi ulur rolin e faktorit njerëzor”, tha Shaqiri.

Pas përfundimit të sistemit elektronik, sot në orën 15, nesër dhe pasnesër (16 dhe 17) komisionet shkollore do të përfundojnë kontroll të identitetit të të dhënave nga aplikacionet e arritura me dokumentet e dorëzuara, ndërsa të shtunën më 18 qershor, do të publikohen rang-listat përfundimtare të tabelave lajmëruese të shkollave dhe në ueb faqen e MASH-it (mon.gov.mk).

Show More

Related Articles

Back to top button