LajmeMaqedoni

Protestë e të punësuarve nga Ministria e Kulturës për rritje të rrogave

Të punësuarit nga Ministria e Kulturës, Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe Agjencia për film edhe sot organizojnë protestë njëorëshe para Ministrisë së Financave, me të cilën do të shprehin pakënaqësi për shkak të të ardhurave të tyre mujore.

Ata mbajtën protestë edhe javën e kaluar prej ku bënë thirrje për rritje të rrogave.

Kryetari i organizatës sindikaliste pranë Ministrisë së Kulturës, Branko Kostovski në protestë deklaroi se rrogat e pothuajse 70 për qind të të punësuarve në këto tre institucione janë nën rrogën mesatare në shtet, ndërsa dallimi me rrogat e të punësuarve në pozicione të njejta në institucionet nga fusha e kulturës është edhe nga 10 mijë denarë.

“E përshëndesim rritjen e rrogave të kolegëve tanë nga Ministria e Financave, por njëkohësisht kërkojmë nga ministri i Financave, Qeveria dhe kryeministri të mos lejojnë trajtim të pabarabartë të të punësuarve në organet e shtetit. I inkurajojmë edhe kolegët tanë në ministritë e tjera të na bashkangjiten dhe bashkarisht të luftojmë për atë që na takon. kemi mbështetje nga kryesia, nga personat përgjegjës në Ministrinë e Kulturës dhe do të vazhdojmë me anë të rrugës institucionale të kërkojmë rritje të rrogave”, deklaroi Kostovski të premten.

Show More

Related Articles

Back to top button