LajmeRajon

Presidenti i Austrisë viziton Tiranën

Presidenti Federal i Republikës së Austrisë Alexander Van der Bellen, ka nisur vizitën shtetërore në Shqipëri me ftesë të Presidentit të Republikës Bajram Begaj, gjatë së cilës do të jetë i shoqëruar edhe nga Zonja e Tij, Doris Schmidauer. 

Ditën e sotme, Presidenti Begaj ka mirëpritur Presidentin Van der Bellen në Institucionin e Presidentit në një ceremoni shtetërore dhe dhe ndër të tjera është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp e dy presidentëve.

Përgjatë vizitës shtetërore Presidenti Van der Bellen do të zhvillojë takime të nivelit të lartë, si dhe do të marrë pjesë së bashku me Presidentin Begaj në një forum ekonomik me përfaqësues të biznesit austriak në Shqipëri.

Vizita është tregues i mbështetjes së Austrisë për Shqipërinë por edhe ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian.

Kjo vizitë vjen 9 vjet pas asaj së ish-Presidentit austriak Heinz Fischer në Tiranë./tvklan.al

Show More

Related Articles

Back to top button