LajmeMaqedoni

Pollog, rreth 300 gjoba brenda një dite për tejkalim shpejtësie

Në rajonin më të gjerë të Tetovës dhe Gostivarit, dje (26-mars) nga ora 08:00 deri në 20:00 është kryer aksion kontrollues për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet, në të cilën janë shqiptuar gjithsej 148 masa (TE-99 dhe GV-49). Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 74 drejtues mjetesh (TE-40 dhe GV-34) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit, nga të cilët 4 (TE) me më shumë se 70 kilometra në orë, 20 drejtues mjetesh (TE-9 dhe GV-11) deri në 70 kilometra në orë e kështu me radhë.

Përveç këtyre, 74 drejtues mjetesh (TE-59 dhe GV-15) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e përcaktuar në vendbanim janë rrumbullaksuart me parashtresa përkatëse, si dhe janë sanksionuar 21 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore (TE-10 dhe GV-11).

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, sërish apelon dhe udhëzon drejtuesit e mjeteve që të mos nguten pa nevojë dhe shpejtësinë ta përshtatin sipas kushteve të rrugës, sepse këtë vit shkaktari më i shpeshtë i aksidenteve deri më tani është tejkalimi i shpejtësisë së lejuar. Posaçërisht kërkohet që të mos nxitohet në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup, ku shpeshherë tejkalohet shpejtësia maksimale

Show More

Related Articles

Back to top button