LajmeRajon

OSBE për ngjarjen në TCH: Sulmi flagrant kundër medias është sulm kundër demokracisë

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar ndaj sulmit me armë zjarri që ndodhi në Top Channel.

OSBE ka dënuar me forcë ngjarjen e ndodhur, duke e konsideruar sulmin ndaj medias një sulm flagrant kundër demokracisë  dhe kërkon një hetim të shpejtë për zbardhjen e plotë të incidentit dhe vendosjen para drejtësisë të autorëve të krimit.

Ndërkohë shpreh ngushëllimet për familjen dhe kolegët e Pal Kolës.

“Dënojmë me forcë sulmin kriminal kundër Top Channel-it dhe shprehim tronditjen dhe ngushëllimet tona të ndjera për familjen dhe kolegët e punonjësit të sigurisë, z. Pal Kola, i cili humbi jetën në krye të detyrës, ndërsa ruante ndërtesën ku bëhet gazetari që i shërben informimit publik.

Një sulm i tillë flagrant kundër medias është sulm flagrant kundër demokracisë. Prezenca e OSBE-së u bashkohet thirrjeve të zyrtarëve më të lartë të shtetit për një hetim të shpejtë e të plotë të incidentit dhe pret që autorët dhe motivet e plota të këtij sulmi të identifikohen dhe të vihen para drejtësisë”- thuhet në njoftim./Opinion.al

Show More

Related Articles

Back to top button