LajmeRajon

Gjukanoviç: Në zgjedhje, vendosim nëse do jemi provincë e Serbisë së Madhe apo do ecim përpara

Presidenti i Malit të Zi, i cili po garon për të fituar një mandat të tretë, Milo Gjukanoviç u ka bërë një thirrje votuesve për raundin e dytë që do të zhvillohet më 2 prill.

Gjatë një takimi elektoral në Sutomore, Gjukanoviç u shpreh se në zgjedhje do të vendoset në Mali i Zi do të jetë provincë e Serbisë së Madhe, ose do të vazhdojë të zhvillohet si një shtet evropian, shkruan Vijesti.

“Në zgjedhjet e ardhshme do të vendoset nëse duam të jemi provincë e Serbisë së Madhe apo do të vazhdojmë në rrugën që kemi nisur – të zhvillojmë më tej dhe përmirësojmë vendin tonë si një vend i organizuar evropian. Shteti në çdo kohë ka nevojë për njerëz seriozë në krye, sidomos kur ndodhin shqetësime të tilla gjeopolitike, të cilat vetëm sa i shtohen problemeve të trashëguara historike, duke filluar nga përçarja e shoqërisë malazeze”, tha Gjukanoviç.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi nuk nxorrën një fitues, pasi asnjë nga kandidatët nuk siguroi votat e mjaftueshme që në raundin e parë.

Në raundin e dytë, që do të zhvillohet më 2 prill, presidenti aktual, Milo Gjukanoviç do të sfidohet nga Jakov Milatoviç./abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button