LajmeRajon

22 vjet nga lirimi pjesëtarëve të UÇK-së, LKÇK-së dhe Unionit Studentor nga burgjet serbe

Njëzet e dy vjet më parë, pikërisht me 27 mars 2001, janë liruar nga burgjet serbe shumë të burgosur shqiptar të cilët ende mbaheshin si pengje në burgjet serbe. Lirimi i të burgosurve nga burgjet serbe kishte filluar që nga data 9 mars 2001 dhe kishte vazhduar deri në prill të vitit 2002, atëherë ku edhe ishin liruar pothuajse të gjithë të burgosurit nga burgjet serbe.

Sot në përvjetorin e 22-të, janë liruar disa pjesëtar që njiheshin si grupi i Nait Hasanit (UÇK) dhe i Avni Klinakut (LKÇK), dhe drejtuesit e Unionit Studentor të Prizrenit.

Edhe pse kishte gati dy vjet që lufta kishte përfunduar, Serbia padrejtësisht mbante një pjesë e shqiptarëve që akuzoheshin për veprimtari armiqësore mbaheshin peng në burgjet serbe.

Pengje përpos të burgosurve të grupeve të ndryshme qe nga fill vitet e ’90-ta, aty mbaheshin edhe   ish pjesëtarë të UÇK-së, të cilët ishin arrestuar në Janarin e ftohtë të viti 1997. Dhe me datën 27 mars 2001, disa prej tyre janë liruara nga burgjet serbe, dhe nën përcjelljen e  Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, kanë arritur në Kosovë.

 

Show More

Related Articles

Back to top button