GostivarLajme

Dita botërore e Teatrit / Sezoni artistik në Gostivar vijon me komedinë “Çorba od Kanarinca”

Dita botërore e teatrit, e gjen Teatrin e Gostivarit me 11 të punësuar dhe me buxhet për katër shfaqe, tre të financuara nga Ministria për Kulturë dhe një nga Komuna e Gostivarit. Ky institucion i cili u themelua katër vite më parë në Gostivar, nuk ka as objektin e vet, për çka shfrytëzon hapësirat e dikurshme të radio Gostivarit të cilat ndodhen në kuadër të Pallatit për Kulturë. Megjithatë, entuziazmi për punë është i madh, thotë dejtori i Teatrit të Gostivarit, Sulejman Rushiti, ku me rastin e shënimit të Ditës së Teatrit, ai zbuloi shfaqen e rradhës për publikun, e cila do të jetë një komedi në gjuhën maqedonase.

“E kemi caktuar këtë konferencë për shtyp për ta shënuar Ditën e Teatrit dhe më së miri se me fillimin e një projekti të ri teatror, nuk besoj se ka për t’u shënuar kjo ditë. Sot e fillojmë projektin e dytë për sivjet me një shfaqe në gjuhën maqedonase me titull “Çorba od Kanarinca”. Pastaj vazhdojmë me punë për projektin e tretë dhe të katërt. Edhe një herë rikujtojë se nga Ministria për Kulturë jemi mbështetur me tre projekte teatrore dhe me një shfaqe që tashmë është miratuar, e kemi të mbështetur pjesërisht nga komuna e Gostivarit. Presim përgjigje pozitive edhe për një shfaqe tjetër me çka do ta rrumbullaksonim vitin 2023 me tre shfaqe në gjuhën shqipe, një në gjuhën maqedonase dhe një në gjuhën turke. Me këtë shpresojmë të arrijmë te numri sa më i madh i spektaorëve për t’i patur në teatër”, deklaroi Sulejman Rushiti, drejtor i Teatrit të Gostivarit.

Rurshiti tha se për të tërhequr vëmendjen e publikut, si institucion kanë filluar fushatën “Dhuro një biletë, dhuro një buzëqeshje”. Pret që në këtë formë të rritet numri i publikut, pa të cilin, thotë ai, nuk mund të ekzistoj teatri.

“Këtë vit e kemi vitin e komedisë, prandaj meqë ofrojmë komedi, kemi fushatën ‘Dhuro biletë, dhuro buzëqeshje’, ku mund të përfshihet edhe biznesi i qytetit jo me sponzorizim klasik, por të kenë mundësinë që të blejnë një numër kolektiv biletash të cilat pastaj mund t’ua dhurojnë kliientëve ose edhe punonjësve”, deklaroi Sulejman Rushiti, drejtor i Teatrit të Gostivarit.

Igor Ivkoviç regjisor i shfaqes “Çorba od Kanarinca” dha disa detaje rreth përmbajtjes. Ai tha se e njejta parashikohet të vendoset në skenë nga fundi i muajit maj.

“Shfaqa flet për temën rreth dhe mbi martesën dhe në ditën e sotme nëse duhet të martohemi ose jo, cilat janë dilemat dhe pyetjet që na hap kjo temë duke pasur parasysh rrethanat shoqërore se ku jetojmë, me çfarë ballafaqohemi, administrata, sfida me fëmijët, jeta e kredive të shpejta, etj. Stili i shfaqes do të ndërtohet nëpërmjet formës së rrëfimit ku ka fjalime të drejtpërdrejta nga nga e personazheve ndaj publikut”, deklaroi Igor Ivkoviç, regjisor.

Në komedinë “Çorba od Kanarinca” luajnë aktorët Irena Ilievska dhe Marko Dojovski, Brankica Jordanovskas i ishte besuar dizajni i skenografisë dhe Mijodrag Rostiç ishte zgjedhur bashkëpunëtori i muzikës.

Show More

Related Articles

Back to top button