LajmeMaqedoni

Sot mbahet seancë për pyetjet e deputetëve në Kuvendin e RMV-së

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbahet seanca në të cilën deputetët do të kenë mundësi që kryeministrit dhe kabinetit të tij qeveritar t’i parashtrojnë pyetje.

Pyetjet e deputetëve mbahen zakonisht çdo të enjte të fund-muajit, megjithatë sot do të mbahen me kërkesë të Qeverisë.

Seanca pritet të ketë filluar në ora 11:00, dhe sipas traditës të parët pyetje do të parashtrojnë deputetët e opozitës, megjithatë fillimisht deputetëve do tu kumtohen përgjigjet me shkrim të pyetjeve të mëhershme.

Show More

Related Articles

Back to top button