Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, në seancën e Kuvendit ka folur për protestën e veteranëve të UÇK-së që po mbahet jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se është e turpshme që seanca parlamentare të vazhdohet deri sa veteranët janë duke protestuar jashtë. “Andaj kjo seancë nuk do të lejohet dhe nuk do të mbahet”, ka deklaruar Qalaj nga foltorja e Kuvendit. Mosmbajtjen e seancës e kanë kërkuar edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Opozita kërkon që të mos mbahet seanca pa diskutuar me veteranët – GazetaBlic
Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi, ka kërkuar që seanca për Pagën Minimale të mos mbahet sot. “Duhet që urgjentisht të diskutohet me këto kategori”, ka thënë Gashi për veteranët.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të bisedojë me veteranët që po protestojnë jashtë Kuvendit. “Jashtë janë duke protestuar veteranët e invalidët. Më vjen keq që sot kam parë shumë invalidë të luftës e ish-ushtarë, të cilët vetë i kam mjekuar gjatë luftës. Ti kryeministër nuk mund të ju humbësh mundin. Dil para Kuvendit. Duhet të fillojë dialogu me kategoritë e dala nga lufta”, ka deklaruar Kadrijaj. Ndërkohë, jashtë Kuvendit po vazhdon protesta e veteranëve të cilët kanë kaluar rrethojat e Kuvendit dhe janë afruar tek hyrja kryesore e Kuvendit