Në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale tashmë ka nisur takimi mes SASHK-ut dhe përfaqësuesve të këtij institucioni ku pritet të diskutohen shumë çështje që kanë të bëjnë me punonjësit në çerdhe.
Një ndër pikat më të rëndësishme është pagesa e rrogave të plota për punonjësit në çerdhe që ishin në grevë si dhe zbatimi i marrëveshjes kolektive.
Nga SASHK-u kanë përsëritur se nuk pranojnë asnjë marrëveshje nëse punonjësve në çerdhe që ishin në grevë nuk u paguhen rrogat e plota.
Afati maksimal për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve është 20 ditë dhe pritet të përmbyllet më 18 maj.
Mësimdhënësit dhe punonjësit në çerdhe tashmë kanë kërkuar rritje prej 18,4 për qind duke refuzuar çdo ofertë tjetër të Qeverisë./ Alsat.mk