LajmeRajon

Petkoviqi, Kurtit: Asociacion siç përcaktohet në dialogun e Brukselit, tani dhe menjëherë

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka thënë se Kosova e ka detyrim që ta formojë Asociacionin e komunave serbe.

Sipas tij, kjo është edhe në kuadër të aneksit për zbatimin e planit evropian për dialogun.

“Marrëveshja e Ohrit përcakton detyrimin e Prishtinës për të formuar Asociacionin në përputhje me “marrëveshjet e mëparshme përkatëse nga dialogu”, siç thuhet në aneks”, ka thënë Petkoviq.

Ai në “Twitter”, i është drejtuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit i ka thënë se duhet ta themelojë se më shpejtë asociacionin.

Show More

Related Articles

Back to top button