LajmeMaqedoni

I zhdukur që nga viti 2020, policia e gjenë të miturin nga Shkupi në fshatin Gradec

Mbrëmë (30-mars), dhjetë minuta pas mesnate, në Gradec të Gostivarit, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve “Opel” me targa të Gostivarit, në pronësi të një personi nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, të cilën e ka drejtuar një i mitur 16-vjeçar nga Shkupi.

 “Gjatë kontrollit është konstatuar se i mituri i ndaluar më datë 25-nëntor 2020 ka qenë i raportuar se është larguar nga shtëpia, më pas i është dorëzuar përfaqësuesit të Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale”, përcjell policia.

Show More

Related Articles

Back to top button