Dy mjete, në pronësi të serbëve të Kosovës janë djegur mbrëmë në Zubin Potok.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, i cili ka informuar se veturat e djegura ishin me targa RKS.
Ndërsa, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, lidhur me djegien e veturave, ka potencuar se strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë frikësimin e serbëve vendas në Zubin Potok.