LajmeMaqedoni

32 gjoba për vozitësit e Pollog, një pjesë e tyre në trafik me automjete me parregullsi teknike

Në kuadër të aktiviteteve të intensifikuara kontrolluese të komunikacionit që po zbatohen në vazhdimësi në zonën e gjerë të Pollogut, dje (30-mars) nga ora 10 deri në ora 16:00 është kryer kontrolli gjendjes teknike të automjeteve. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 5 automjete me parregullsi teknike (TE-2 dhe GV-3), nga të cilat 4 (TE-1 dhe GV-3) kanë pasur parregullsi në frena dhe 1 (TE) ka pasur pajisje apo sisteme tjera të parregullta. Të gjitha mjetet me defekte teknike janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi dhe drejtuesve të mjeteve u janë përgaditur parashtresat e parashikuara me ligj. Krahas këtyre gjithashtu, janë sanksionuar edhe 2 automjete (TE) për shkak të mbingarkesës dhe mangësive të tjera.

Me parashtresat përkatëse dhe për shkak të mangësive të konstatuara janë rrumbullaksuar 3 kundërvajtje (TE-2 dhe GV-1), të cilat kanë të bëjnë me drejtimin e automjeteve pa dhënë provimin për patentë shoferi, 9 (TE) automjete të parkuara gabimisht dhe 13 lloje tjera të shkeljeve (TE-10 dhe GV-3).

 SPB-Tetovë edhe një herë apelon drejtuesit e mjeteve që të kontrollojnë me kohë korrektësinë teknike të automjeteve të tyre, veçanërisht nëse udhëtojnë në distanca të gjata, veçanërisht frenat dhe pajisjet drejtuese. Nga ana tjetër, shoferët e kamionëve këshillohen që në mënyrë adekuate të sigurojnë ngarkesën dhe të mos praktikojnë mbingarkesë, sepse në të kundërtën do të përballen me parashtresa dhe gjoba nga 45 deri në 250 euro në kundërvlerë në denarë plus gjobë për personin juridik, përkatësisht kompaninë.

Show More

Related Articles

Back to top button