LajmeMaqedoni

Osmani i pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Azerbajxhanit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka pranuar kopjet e letrave kredenciale nga Ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Azerbajxhanit, me seli në Beograd, Kamil Kasijev, informojnë nga MPJ-ja.

“Ministri Osmani duke i dëshiruar sukses ambasadorit Kasijev,  shprehu besimin në zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe energjetikë. Kënaqësi e veçantë u shpreh për bashkëpunimin e shkëlqyer në nivel shumëpalësh dhe mbështetjen e ndërsjellë të kandidaturave në institucionet ndërkombëtare”, kumtojnë nga MPJ-ja.

Nga Ministria shtojnë se në takim u diskutua edhe për kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, gjendjen aktuale në rajonin e OSBE-së, si dhe çështje të tjera ndërkombëtare dhe tema rajonale.

Show More

Related Articles

Back to top button