LajmeMaqedoni

Fillojnë punimet/ Regjim i veçantë të martën në autostradën Tetovë-Gostivar

Sektori i punëve të brendshme-Tetovë njofton qytetarët se me datë 04.04.2023 (e martë) nga ora 11:45 deri në ora 13:15, në trasenë rrugore nga Strazhë deri në Grupçin të Tetovës do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit, për shkak të mbajtjes së ceremonisë së organizuar me rastin e fillimit të punimeve ndërtimore në autostradën Tetovë-Gostivar. Gjatë kësaj periudhe qarkullimi i mallrave do të ndërpritet plotësisht, ndërsa automjetet e mallrave që veç më do të gjenden në autostradë do të përjashtohen nga qarkullimi dhe do të hapen të gjitha drejtimet rrugore rajonale të zonës që të përdoren për këtë qëllim.

Sa i përket qarkullimit të pasagjerëve nga Shkupi në Tetovë, ai do të shkojë deri tek kryqëzimi Jug dhe më pas do të devijohet nëpër rrugët rajonale, ndërsa nga Gostivari në Tetovë trafiku do të devijohet në kryqëzimin Kamjan dhe do të qarkulloj përgjatë rrugëve rajonale.

Sektori i punëve të bredshme-Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë, si dhe sinjalistikën në komunikacion që do të vendoset shtesë në këtë rrugë.

Show More

Related Articles

Back to top button