Dhjetë vjet pas largimit, ushtarët gjermanë do të shkojnë sërish në Bosnjë-Hercegovinë. Vendimin për këtë e mori qeveria gjermane një ditë më parë. Vendimi parashikon dërgimin e deri 50 ushtarëve në kuadër të misionit EUFOR/Altea. Kontingjenti i parë me 25 pjesëtarë të Bundesvehrit pritet të niset në Bosnjë-Hercegovinë në muajin gusht. Mandati është parashikuar për një vit. Para se të hyjë në fuqi ai duhet të miratohet nga Bundestagu “Gjermania do të japë ndihmesën e saj në ruajtjen e stabilitetit në prag të zgjedhjeve, në tetor 2022”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Shteffen Hebeshtrait . Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, David Helmbold, tha se kontingjenti i parë do të jetë nën 50. Një pjesë do të vendosen në Komandën Qendrore në Sarajevë, kurse një pjesë tjetër në terren me ekipe vëzhguese dhe ndërlidhëse dhe do të monitorojnë gjendjen në vend. “Ata do të shërbejnë si sy e veshë për misionin, në mënyrë që, në rast nevoje, të reagohet me shtim forcash”, tha Helmbold. Mandati pritet të miratohet nga Bundestagu javën e ardhshme. EUFOR ALTHEA përbëhet nga 18 ekipe vëzhguese dhe ndërlidhëse. Batalioni ndërkombëtar në kampin Butmir, Sarajevë, mbështet organet e sigurisë në Bosnjë-Hercegovinë. Veç kësaj EUFOR ALTHEA mban në dispozicion një trupë ndërhyrëse në rast keqësimi të gjendjes.Nisur nga tensionet e krijuara kohëve të fundit ndërmjet etnive, komandanti aktual i EUFOR-it ka thirrur katër kompani të njësisë rezervë, pra, gjithsej deri në 500 ushtarë.
Read Next
3 days ago
Taravari uron Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe rojtar i identitetit shqiptar!
3 days ago
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
3 days ago
Shkon në 44 mijë numri i të vrarëve në Gazë, thonë zyrtarët palestinezë
3 days ago
Australia, gati ndalimin e mediave sociale për të miturit
3 days ago
“Tentoi të bënte grusht shteti”, policia braziliane akuza ndaj ish-presidentit Bolsonaro!
3 days ago
Kim Jong Un akuzon Uashingtonin për nxitje të tensioneve, paralajmëron rrezikun e një lufte bërthamore
3 days ago
22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe/ Rama: Ta duam, ruajmë dhe përcjellim brezave që vijnë
3 days ago
Jeni Xhamia në Manastir u shndërrua në muze të trashëgimisë kulturore krishtere-islame, BFI del me reagim
3 days ago
VLEN: 116 vite alfabet shqip, një ditë e madhe në qeveri!
3 days ago