Komisioni i mbikëqyrjes së ekspertëve i cili ka shqyrtuar rastin e vdekjes së 6 vjeçares në Spitalin e Manastirit ka dalë në përfundimin se sipas anamnezës, ekzaminimit klinik dhe diagnozës punuese, janë ndërmarrë hapat e duhur sa i përket analizave, trajtimit dhe vëzhgimit të pacientit. Në njoftimi e dërguar nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se është zbuluar se 6 vjeçarja ishte infektuar me Covid gjashtë muaj më parë. Pas analizave laboratorike, gjetjet treguan për një reaksion inflamator muskulor me vlera të ngritura të kreatinë kinazës dhe kreatinë kinazës MB, në kuadër të një infeksioni që ka prekur edhe muskulin e zemrës. Pas përkeqësimit të situatës, konkluzioni i Komisionit është se janë ndërmarrë hapat e nevojshëm, sipas mjekësisë së bazuar në fakte dhe pasqyrës klinike të pacientit. Raporti i plotë i Komisionit të Mbikëqyrjes së Ekspertëve do t’i përcillet Prokurorisë Publike. Pasi vogëlushja ndërroi jetë pak kohë më parë, familjarët e saj reaguan duke hedhur dyshime mbi stafin mjekësorë, se ka qenë ndonjë gabim i tyre që i ka marrë jetën vogëlushes.
Read Next
45 minutes ago
Lufta kundër zjarreve në Los Anxhelos po përparon
48 minutes ago
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon sulme terroriste kundër linjave ajrore
1 hour ago
Putin luan kartën – fundi i luftës: Kushtet për Ukrainën që do të shënonin një fund të përhershëm të konfliktit
1 hour ago
Moskoordinimi për mbylljen e strukturave paralele: Si dhe pse reaguan ambasadat ndërkombëtare
2 hours ago
“Jamal është i jashtëzakonshëm, do të fitojë të paktën 3 Topa të Artë”
2 hours ago
VLEN: Nuk ka më politikanë që mund të pasurohen brenda natës
2 hours ago
Kanada njofton kundërsulm ndaj masave tarifore të paralajmëruara të Trump
2 hours ago
Marrëveshja e paqes mes Hamasit dhe Izraelit, problematike për lidershipin izraelit?
2 hours ago
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin
2 hours ago