GostivarLajme

SHMP “Jahja Kemal” shpall konkurs për dhënien e bursave për arsimin e mesëm

Мundësi më shumë për të gjithë ata të cilët në të ardhmen dëshirojnë të studiojnë në universitetet më elitare në botë.

ShMP “Jahja Kemal” shpall konkurs për dhënien e bursave për arsimin e mesëm.

Në testim mund të konkurojë çdo nxënës që kryen klasën e nëntë, në web faqen https://www.ykc.edu.mk/scholarship. Afati i konkurimit është deri më 08.04.2023

Në testimin për bursë:
● Nxënësit do të përgjigjen në pyetje nga matematika, kultura e përgjithshme dhe pyetje për përcaktimin e nivelit të intelegjencës.
● Testimi do të jetë në gjuhën shqipe, maqedonase, turke dhe gjuhën angleze.
● Njohja e gjuhës Angleze apo Turke nuk është e domosdoshme për aplikim në testimin për bursë.
● Nëse nxënësit renditen në 25 vendet e para të testit, ata do të kenë zbritje në shumën e shkollimit ( dy rajone bursash), sipas vijimit.


Vendi i 1-rë 100%, Vendi i 4-të 70%, Vendi i 10-13-të 40%,
Vendi i 2-të 90%, Vendi i 5-6-të 60%, Vendi i 14-19-të 30%,
Vendi i 3-të 80%, Vendi i 7-9-të 50%, Vendi i 20-25-të 20%.

Testimi për bursë do të mbahet më 09.04.2023 të dielën në ora 11.00

Për SHMP “Jahja Kemal” – Tetovë – Bogovinë testimi do të mbahet në shkollë dhe në shkollën fillore “Ismail Qemali” – Gostivar.

Show More

Related Articles

Back to top button