Presidentja e Republikës së Kosovs, Vjosa Osmani, sot shënon dyvjetorin si presidente e vendit, shkruan Gazeta inFokus.
Osmani është shprehur se gjatë këtij rrugëtimi i vetmi udhërrëfyes për punën e saj është vullneti qytetar dhe interesi i Republikës së Kosovës.
“Dy vite si Presidente e juaja! Si gjithnjë, i vetmi udhërrëfyes në çdo punë e veprim timin është vullneti qytetar dhe interesi i Republikës së Kosovës. Kështu do të jetë deri në fund të mandatit! Faleminderit përjetësisht për besimin!”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ndryshe, më 2 prill të vitit 2021, Kuvendi i Kosovës zgjodhi presidente Vjosa Osmanin me 71 vota për./Gazeta inFokus/