LajmeRajon

Tiranë, kamioni përplas për vdekje te vijat e bardha 32-vjeçarin

Një 32-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një kamion në Tiranë.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Kastriotët”, ku shtetasi O.D. ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është goditur nga automjeti.

Sipas raportimeve bëhet fjalë për një qytetar të njohur në rrjetin social ‘Tik-Tok’. Në pamje ai shihet i shtrirë përtokë mbi vijat e bardha. Drejtuesi i kamionit është larguar nga vendngjarja.

‘Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.

Show More

Related Articles

Back to top button