Mediumi i madh francez, RMC Sport ka konfirmuar se Leo Messi do të largohet në verë nga PSG.
Futbollisti argjentinas nuk po kalon në një moment të mirë tek parisienët dhe tashmë duket se palët kanë vendosur që t’i ndajnë rrugët e tyre, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas këtij mediumi, tek PSG nuk ka vend për të tre, Mbappe, Messi dhe Neymar dhe si rrjedhojë argjentinasi do të jetë ai që do të largohet.