LajmeRajon

Xhudistet Majlinda, Distria e Nora, kolonelet më të reja të Ushtrisë Shqiptare

Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova sot edhe zyrtarisht janë bërë pjesë e Ushtrisë së Shqipërisë.

Ceremoninë zyrtare e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Trajneri i tyre, Driton Kuka e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka zbuluar kolonelet më të reja të Ushtrisë Shqiptare.

Ai ndihet krenar që kampioneve olimpike iu bë ky nder nga Shqipëria.

“Me Kolonelet e Ushtrisë Shqiptare. Ceremonia e gradimit në Ministrinë e Mbrojtjes Shqiptare! Krenar”, ka shkruar Kuka.

Show More

Related Articles

Back to top button