Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa do të zbatohet nga Ambasada e Fëmijëve MEGJASHI me organizatën partnere KMOP Shkup dhe në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit.
Dje u mbajt takimi i parë informativ në kuadër të projektit, ku morën pjesë udhëheqësja e Sektorit për Veprimtari Publike dhe përfaqësues të tjerë nga komuna, drejtorë dhe punonjës të shkollave dhe kopshteve.
Në takim u prezantuan aktivitetet e projektit që do të realizohen deri në korrik 2025 dhe u nda vizioni për një komunë dedikuar fëmijëve. Në fokus grup u diskutuan përvojat në fushën e të drejtave të fëmijëve, pjesëmarrja e fëmijëve, si dhe nevojat për trajnime shtesë.
Përveç në komunën e Gostivarit, projekti do të zbatohet edhe në komunat Veles, Dibër, Vinicë, Kisella Vodë, si dhe në Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), kanë njoftuar nga Komuna e Gostivarit.