LajmeSport

Lampard rikthehet në krye të Chelseas

Trajneri anglez Frank Lampard është rikthyer në krye të bankinës së Chelseas.

‘Blutë’ e Londrës dhe ish-futbollisti i kësaj skuadre, kanë arritur marrëveshje për të drejtuar skuadrën të paktën deri në fund të këtij sezoni.

Lampard zë vendin e të shkarkuarit Potter, teksa edhe vetë pësoi të njëjtin fat pak javë më parë nga Evertoni.

Ky është një rikthim për Lampardin te Chelsea, pasi më herët i drejtoi në 84 ndeshje nga të cilat arriti 44 fitore por u shkarkua pas pesë humbjeve në kampionat.

Londinezët aktualisht janë larg zonës që çon në kupat evropiane pasi që ndodhet në vendin e 11-të të elitës angleze.

Lampard pritet të debutojë në krye të Chelseas të shtunën kundër Wolves.

Show More

Related Articles

Back to top button