LajmeRajon

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, lirohet nga akuza Naser Pajazitaj

Naser Pajazitaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitaj është liruar nga akuza për vrasje me vendim të Gjykatës Supreme.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga gjykata në fjalë.

“Ju njoftoj se Kolegji penal i Gjykatës Supreme në seancën e mbajtur me datë 06 prill 2023, e ka liruar N. P., nga akuza për vrasje. Pas përpilimit të aktgjykimit brenda afatit ligjor, i njëjti do të bëhet publik”, thotë Antigona Uka, zëdhënëse në Gjykatën Supreme.

Në maj të vitit të kaluar, në rigjykim Gjykata Themelore e Ferizajt e kishte dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn për vrasjen e Donjetës në Bjeshkët e Strellcit, në Deçan. Gjykata Themelore e Pejës njëherë e kishte shpallur të pafajshëm, vendim të cilin Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rigjykim.

Pastaj Gjykata e Pejës e kishte dënuar me burgim të përjetshëm, që prap u kthye në rigjykim nga Apeli.

Show More

Related Articles

Back to top button