LajmeMaqedoni

Arrestohen dy të rinj nga Senakosi, kanë rrahur një të mitur nga Dobërdolli

Mbrëmë nga ora 20:15 deri në ora 21:50, zyrtarët policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar kanë privuar nga liria personin S.F.(18) dhe një 17-vjeçar, të dy nga Senakosi i Komunës së Vrapçishtit, të cilët paraprakisht janë raportuar nga një i mitur nga fshati Dobërdoll i të njejtës komunë, se rreth orës 17:30 në hyrje të fshatit Senakos e kanë sulmuar fizikisht.

 Sipas raportit, gjatë sulmit njëri kishte përdorë rrip lëkure, ndërsa tjetri e kishte lënduar me një mjet të mprehtë në këmbë.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj personave të përfshirë, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

Show More

Related Articles

Back to top button