LajmeRajon

Gjyqi në Hagë, nënkryetari i LDK: Do të ketë të tjerë politikanë që do përballen me akuza të rënda

Përmes një lidhjeje me Skype për Klan News, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka komentuar zhvillimet e fundit në Hagë, ku po gjykohen ish-drejtuesit e UÇK-së.

Sipas Hazirit, drejtësia për luftën në Kosovë është e vonuar, duke shtuar se beson në një luftë të pastër nga ana e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës.

“Lufta çlirimtare ka qenë dhe ka ardhur si përpjekje e popullit të Kosovës për liri dhe duke marrë parasysh zhvillimet e 20 viteve të fundit, natyrisht Kosova ka dështuar në vendosjen e një drejtësie për të gjithë. Misioni ndërkombëtar i OKB-së provoi me vendos drejtësi, edhe ai europian u angazhua, por ne përfunduam në Dhomat e Specializuara.

Duhet të tregohemi të durueshëm sepse ka shumë debate dhe gjykohet UÇK për misionin e saj apo njerëzit që kanë udhëhequr strukturat. Po gjykohen ata në emër të drejtësisë, besoj shumë që ushtria e UÇK ka bërë një luftë të pastër. Jo rastësisht janë zgjedhur eksponentë kryesorë, sepse kemi të bëjmë me përfaqësues politikë. Kryesisht besoj se debati duhet të orientohet te drejtësia që po vonon në Kosovë, por do të vendoset në vitet e ardhshme.”

Show More

Related Articles

Back to top button