LajmeRajon

Vuçiq u takua me përfaqësuesit e Listës Serbe, paralajmëron masa brenda shtatë ditësh

Presidenti serb Aleskandër Vuçiq u takua me përfaqësuesit e Listës Serbe , i pranishëm drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe nënkryetarët Igor Simiq dhe Milan Radoiçiq.

Pas këtij takimi Vuçiq tha se serbët nga Kosova janë të indinjuar nga Prishtina dhe komuniteti ndërkombëtar.

Vuçiq thotë se ka diskutuar edhe për përparimin e mëtejshëm ekonomik dhe social të popullatës serbe me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova dhe se çfarë mund të bëjë shteti i Serbisë për njerëzit siç tha ai më të cenueshëm.

“Brenda shtatë ditësh do të dalim me masa konkrete”, thotë Vuçiq.

Ai thotë se serbët nga Kosova po kërkojnë mbështetje më të madhe dhe më domethënëse nga shteti i Serbisë.

“Dëgjova dhe kuptova gjithçka që ata thanë. Jam munduar t’u shpjegoj atyre se në çfarë situate jemi, por edhe të përpiqemi të gjejmë zgjidhje së bashku me ta, në mënyrë që ata të jetojnë pak më lehtë dhe më të qetë”, thekson Vuçiq, raportojn mediumi serb RTS.

“Dëgjova dhe kuptova gjithçka që ata thanë. Jam munduar t’u shpjegoj atyre se në çfarë situate jemi, por edhe të përpiqemi të gjejmë zgjidhje së bashku me ta, në mënyrë që ata të jetojnë pak më lehtë dhe më të qetë”, thotë Vuçiq.

Ai thekson se janë veçanërisht të indinjuar nga arrestimi i serbëve, i cili, thotë ai, është një përpjekje për të pastruar veriun e Kosovës.

“Njerëzit nuk duan ta vuajnë këtë. Kërkesa ime ishte të ruash paqen gjithmonë dhe në çdo mënyrë. Do të shohim se si do të shkojë. Unë nuk jam shumë optimist dhe kam frikë se disa njerëz nuk e kuptuan se Çështja nuk është nëse do të bëjmë lëshime për disa çështje të kota burokratike, por thelbi është në formimin e Unionit të Komunave Serbe dhe ndërprerjen e rrezikimit të sigurisë së popullatës serbe”, theksoi Vuçiq./21Media

Show More

Related Articles

Back to top button