LajmeRajon

Vrau kunatën më pas veten/ Autori vuante nga probleme mendore, dyshime për një person të tretë në krim

Një tjetër krim brenda familjes ka tronditur Tiranën në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Roland Sinani ka vrarë më pistoletë bashkëshorten e vëllait të tij Migena Sinani. Më pas dyshohet se 43-vjeçari ka dalë në oborr dhe ka qëlluar me plumb veten duke humbur jetën në vend.

Burime policore bejne me dije se 37-vjeçarja është qëlluar me një plumb teksa po flinte me foshnjën e saj.  Autori më pas ka qëlluar veten me një plumb në kokë.

Bashkëshorti i viktimës, nuk ndodhej në banesë në momentin e krimit, pasi punonte si taksist. Ngjajra e rëndë ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjësit në zonën e Shkozës në Tiranë. Në banesën e familjes Sinani ishin gjithashtu edhe prindërit e autorit, të cilët në dëshminë e tyre paraprake kanë thënë se ishin në gjumë dhe nuk kanë dijeni për asgjë.

Sipas policisë, 43-vjeçari vuante nga probleme te shëndetit mendor. Ai mjekohej për shkak të depresionit. Autori me vëllain e tij prej disa kohësh kishin përplasje.

Por një tjetër detaj që po hetohet nga policia, është fakti se arma e krimit është gjetur pas banesës, disa metra larg trupit të 43-vjeçarit. Burime shprehen se ka dyshime se në këtrë ngjarje të jetë përfshirë edhe babai i autorit njëkohësisht dhe vjehrri i 37-vjeçares, person i cili dyshohet se është përpjekur të fshehë armën pas krimit të rëndë.

Show More

Related Articles

Back to top button