LajmeMaqedoni

Tregtarët sot i kanë ulur çmimet për pastat dhe vajin nga pesë deri në tetë denarë

Vaji për ushqim dhe pastat sot në rafte shiten për pesë deri në tetë denarë më lirë.

Nga një deri në tre denarë janë ulur çmimet e produkteve të tjera ushqimore si buka, mielli, vezët, qumështi.

Tregtarët rregulluan çmimet në rafte në përputhje me vendimin për marzhe të kufizuara tregtare në 5 dhe 10 për qind.

Korrigjimet e çmimeve të produkteve ushqimore bazë do të bëhen në ditët në vijim nga tregtarët, thonë nga Qeveria.

“Çmimet e produkteve bazë janë ulur nga 5 deri në 10%. Korrigjimi i çmimit është bërë nga sot dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Ulja më e madhe pritet te vaji për gatim deri në 10%, më tej te brumërat, si dhe të gjitha produktet e tjera bazë që përfshihen nga vendimi i qeverisë”, thonë nga Qeveria.

Inspektorët e tregut janë tashmë në terren për të përcaktuar nëse tregtarët kanë filluar t’i kufizojnë marzhat. Do të ketë hapësirë ​​për disa ditë që të gjithë të mund t’i rregullojnë çmimet para se të fillojnë të vendosin gjoba.

“Tregtarët ndryshojnë çmimet dhe përshtaten, disa tashmë kanë përfunduar me vendimin që doli për marzhe të kufizuara. Nuk mund të presim ulje drastike, por sipas vendimit janë përshtatur maksimum për 10 për qind në tregtinë me pakicë dhe 5 për qind për tre produktet vajin, sheqerin dhe miellin”, u shpreh Aneta Simeska Dimoska – Drejtoreshë e Inspektoratit të Tregut.

Masa për marzha të kufizuara do të zgjasë deri në fund të shtatorit për të zbutur goditjet e çmimeve.

Lista e produkteve mund të zgjerohet nëse ka rritje drastike të çmimeve, sigurojnë nga Qeveria./ Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button