LajmeMaqedoni

Ambsadori japonez Otsuka Kazuja viziton ITShKSh

Në Insitutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot ishte për vizitë ambsadori i Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Otsuka Kazuja, i cili u prit nga drejtori Skender Asani dhe ekipi i tij.

Me këtë rast, drejtori Asani, duke e falënderuar ambasadorin Kazuja për vizitën dhe interesimin e tij dhe të shtetit japonez për zhvillimin e vendit tonë, e njoftoi atë me ecurinë e vrullshme të Institutit dhe zhvillimet kulturore e shkencore në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Ai nënvizoi se Japonia ka dhënjë një kontribut të jashtëzakonshëm për Maqedoninë e Veriut në disa etapa historike, deri në ditët e sotme, ndërsa spikatë ndihma e tyre në rindërtimin e Shkupit pas tërmetit të vitit 1963.

“Asani dhe Kazuya biseduan edhe për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen, përmes projekteve konkrete, ndërsa ambsadori japonez shprehu gatshmërinë e tij dhe të shtetit japonze që ta ndihmojë Institutin në këtë drejtim”, theksohet në kumtesën e ITShKSh.

Show More

Related Articles

Back to top button