LajmeMaqedoni

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi takim me udhëheqësit e grupeve parlamentare në Kuvend

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi takim me udhëheqësit e grupeve parlamentare në Kuvend. Takimi kaloi në një atmosferë konstruktive. Ministri Lloga i informoi përfaqësuesit e VMRO DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët lidhur me grupin punues për reformat zgjedhore, nevojën për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR në Kodin Zgjedhor, si dhe për iniciativën për një Kod të ri Zgjedhor.

U diskutua edhe për agjendën legjislative, ligjet të cilat janë propozuar nga Ministria e Drejtësisë, si dhe për mundësitë e miratimit të përshpejtuar të tyre në Parlament. Palët u morën vesh që takime të këtilla në Kuvend të mbahen edhe në periudhën në vijim, ndërsa bashkëpunimi me deputetët të intensifikohet.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk