LajmeMaqedoni

Spasovski për vizitë pune në Bruksel

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot e udhëheq delegacionin e MPB-së në vizitën e punës në Bruksel, së bashku me kryetarin e Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, Marjan Kicev, si dhe me dekanin e Fakultetit për Siguri-Shkup, prof. dr. Nikolla Dujovski.

Ministri Spasovski do ta vizitojë Zyrën e Këshillit të Sindikatave të Policive Evropiane ku do të realizohet takim bilateral me kryetarin e CESP-së, Rikardo Valadas, pas së cilit do të marrë pjesë me fjalim të tij në prezantimin e Dokumentit Strategjik: “Si qasja e re policore mund ta formojë të ardhmen e Evropës”.

Në kuadër të vizitës në Bruksel, ministri Spasovski do ta vizitojë edhe Misionin e Përhershëm të Maqedonisë së Veriut në kuadër të NATO-s, ku do të realizojë takim me ambasadorin, Dane Taleski.

Show More

Related Articles

Back to top button