LajmeMaqedoni

Sulmohen lojtarët e Shkëndijës në Veles

Me një incident të rëndë ka përfunduar ndeshja e volejbollit në mes të Borecit dhe Shkëndijës së Tetovës. Kjo ndeshje u luajt ë hënën mbrëma në Veles të Maqedonisë së Veriut, ndërsa fitore me 3:2 në sete shënoi skuadra e Borecit.

Por pas përfundimit të ndeshjes tifozët vendas kanë sulmuar lojtarët e ekipit shqiptar, Shkëndija.

“Rezultati mbeti nën hije të pritjes josportive të publikut vendas me thirrje dhe sulme ndaj lojtarëve tanë që solli rrëmujë në sallën Park në Veles”, ka njoftuar Shkëndija.

Lojtarët e Shkëndijës së Tetovës janë përfshirë në incident dhe për këtë janë marrë në pyetje ngë organet e rendit. Ndeshja i ka takuar gjysmëfinales së plejofit. Ndeshja vendimtare do të luhet të enjten në Tetovë.

Show More

Related Articles

Back to top button