LajmeMaqedoni

Guvernatorja Angellovska-Bezhoska në Uashington në Takimet pranverore të Bankës Botërore dhe FMN-së

Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi e udhëheqin delegacionin e Maqedonisë së Veriut e cila po merr pjesë në Takimet pranverore në grupacionin e Bankës Botërore (BB) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Uashington. 

Në përbërje të delegacionit të Bankës Popullore është edhe zëvendësguvernatori Fadil Bajrami.

Është paraparë që delgacioni të realizojë takime me përfaqësues të lartë të FMN-së, BB-së dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare (KFN), si dhe me përfaqësues të organizatave tjera financiare ndërkombëtare dhe institucione. 

Guvernatorja Angellovska-Bezhoska dhe zëvendësguvernatori Bajrami do të mbajnë takime të ndara me zëvendësdrejtorin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bo Li, me drejtorin e FMN-së për Evropë, Alfred Kamer dhe drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Pol Hibers.

Në këto takime do të flitet për gjendjen ekonomike në vend dhe vendimet e politikës monetare e cila kontribuon në stabilizimin gradual të inflacionit.

Delegacioni i Bankës Popullore do të zhvillojë takim edhe me përfaqësuesit e departamenteve të statistikës dhe tregjeve monetare dhe kapitale në Fondin Monetar Ndërkombëtar ku do të ndahen të arriturat dhe rezultatet e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Mbajtja e Takimeve pranverore mbledh në një vend çdo vit politikëbërësit, pra njerëzit e parë të Bankave qendrore dhe ministrat e Financave nga vendet anëtare. Këtë vit do të diskutohet për krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia, kriza e çmimeve, pasojat e luftës në Ukrainë dhe politikat si përgjigje të sfidave për të arritur rritje, barazi dhe progres.

Show More

Related Articles

Back to top button