LajmeMaqedoni

Korridoret 8 dhe 10D, debat në kuvend

Deputetët e votuan rendin e ditës në Komisionin për punë dhe politikë sociale ku do të duhet të diskutohet për propozim ligjin për marrëdhënie pune, ku pushteti kërkon të lejohen që në projektet me interes nacional të kenë 60 orë punë në javë dhe e diela të jetë ditë punë. Pasi u miratua rendi i ditës, kryetari i komisionit Elmi Aziri e ndërpreu seancën duke theksuar se duhet kohë që të rregullohet numri i madhë i amendamenteve.

Ndërsa në Komisionin për Çështje ekonomike ku duhet të diskutohen ndryshimet e ligjit për rezerva minerale, deputetët nuk e votuan rendin e ditës, pasi kryetari i Komisioni, Dime Vellkovski e ndërpreu seancën pasi u kërkuan disa fjalime procedurale nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Siç njoftuan shërbimet e kuvendit, seancat e të dy komisioneve do të vazhdojnë javën tjetër./Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button