LajmeMaqedoni

Gjykimi i Zeqirit kthehet nga fillimi

Për skak të skadimit të kohës dhe ndryshimit të anëtarëve të Këshillit gjyqësor, gjykimi i ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri, i cili ngarkohet për “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit” në Gjykatën Themelore Penale – Shkup sot filloi nga fillimi.

Ky proces për një periudhë të gjashtë ishte ndërprerë, pasi Gjykata Themelore Penale – Shkup informoi se me rekomandimin e psikiatrit anulohen më shumë debate për rastin me Muhamed Zeqirin.

“Në Gjykatë jështë dorëzuar mendim i ri profesional i një personi profesionist – psikiatër, sipas së cilit për shkak të përkeqësimit të gjendjes psikike të të akuzuarit, rekomandohet anulimi i gjykimeve në tre-katër javët e ardhshme”, qëndron në kumtesën e Gjykatës Penale të publikuar para një muaji.

Prokuroria e ngarkon Zeqirin se në periudhën nga prilli 2021 deri në janar 2022 në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, pa zbatuar furnizim publik, ka kontraktuar marrëveshje për shërbime konsulente me një kompani në vlerë të përgjithshme prej thuajse një milion euro, gjegjësisht janë paguar 147.000 euro nga 795.000 eurot e dakorduara paraprakisht.

На 9 април минатата година на Зеќири му беше одредена мерка притвор, која што поради здравствени причини во јуни годинава му беше заменета со домашен притвор. Më 9 prill të vitit të kaluar Zeqirit i është caktuar masa e paraburgimit, që për shkaqe shëndetësore në qershor iu zëvendësua me arrest shtëpie.

Procesin e udhëheqë gjykatësja Fanka Jançuleva Mihaillovska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është prokurorja Katerina Kolareviq.

Show More

Related Articles

Back to top button