LajmeSport

Ja oferta e modifikuar e Juves për Di Maria, koha kur përgjigjet lojtari do të jetë…

Juventusi ka bërë një hap drejt Angel Di Marias dhe tani janë orë të nxehta për transferimin e mundshëm të argjentinasit në Torino në transferim të lirë.

Prej disa kohësh, bardhezinjtë kanë synuar tashmë ish-lojtarin e Paris Saint Germain, i cili së shpejti duhet të marrë vendimin e tij.

Në orët e fundit ka pasur një hapje drejt Di Marias. Palët u bllokuan, sepse bardhezinjtë propozonin një kontratë 2-vjeçare ndërsa argjentinasi kërkonte vetëm një.

Tani Juve i ka riformuluar propozimin Di Marias një vit plus një opsion, në mënyrë që ai të vijë dhe më pas në fund të sezonit të vendosë nëse do të qëndrojë apo jo.

Përgjigja e lojtarit do të arrijë në fundjavë. Ndërkohë, argjentinasi po bisedon me familjen për t’i bindur për destinacionin. Brenda pak ditësh argjentinasi do të marrë vendimin e tij dhe do t’ia komunikojë atë bardhezinjve.

Prandaj Juventusi pret përgjigjen e argjentinasit dhe më pas nëse do të vinte një tym i zi, atëherë bardhezinjtë do të kalonin në objektivat e tjerë, përkatësisht: Domenico Berardi, Filip Kostic dhe Nicolò Zaniolo. Megjithatë, përpara se të lëvizin, Juve pret Di Marian.

Show More

Related Articles

Back to top button